ELBASAN- Lojtarët e ekipit të Salzburgut janë stërvitur sot nën ylberin që kishte “ndaluar” mbi Elbasan Arena. Pas shiut, ekipi i Salzburgut doli në fushën e stadiumit për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme. Por sapo kanë parë ylberin, ata kanë ndaluar për të shijuar këtë moment e për t’u çlodhur pak.

Ditën e nesërme në orën 20:00 në Elbasan Arena luhet ndeshja mes ekipeve të Partizanit të Shqipërisë, dhe “Red Bull Salzburg” i Austrisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: