Këngëtari i njohur shqiptar nga Kosova, Ylli Limani, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Engjej” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një video të bërë në qendrën e Tiranës, të veshur me drita në prag të ndërrimit të viteve. Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vet këngëtari, nën producimin e Fatjon Miftarit (Diverce Music).

Ndërkohë, për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lorenc Aliaj. Ky videoklip atraktiv i është besuar produksionit Onima, me të cilin artisti punon që një kohë të gjatë.

Kënga për disa orë ka shkuar rreth 300 mijë klikime. Ky duket të jetë projekti i fundit i Yllit i lancuar në 2019, pasuar me plot këngë të tjera që solli përgjatë këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: