Vokalisti i Backstreet Boys, Nick Carter është akuzuar për përdhunimin e një të miture në vitin 2001, kur banda ishte tepër aktive ne muzikë.

Viktima ka ngritur një padi kundrejt Nic, tani 39 vjeçe, ka deklaruar se kishte qenë një fanse në një shfaqje të vitit 2001. Ndërkohë, avokati i Carter është shprehur se ishte “krejtësisht e pavërtetë”.

Lajmi u raportua nga Variety dhe Hollywood Reporter. Zonja Ruth, e cila ka paralizë cerebrale dhe është autike, paraqiti rastin e saj këtë javë, duke e akuzuar këngëtarin se e përdhunoi dhe e infektoi me HVP.

Avokati i saj Mark Boskovich tha në një konferencë virtuale për shtyp se sulmi ka ndodhur pasi e mitura kishte qëndruar në radhë për një autograf pas një koncerti në Tacoma, Uashington. Carter e ftoi atë në autobus, “i dha asaj një pije që ai e quajti lëng VIP” dhe e detyroi atë “të kryente akte seksuale ndaj tij” dhe e përdhunoi.

Avokati i Carter, Michael Holtz, u përgjigj në një deklaratë se: “Ky pretendim për një incident që supozohet se ka ndodhur më shumë se 20 vjet më parë nuk është vetëm ligjërisht i pavlerë, por edhe krejtësisht i pavërtetë.

Ai e quajti padinë si një “marifet shtypi”, duke shtuar se: “Gjykatat do shqyrtojnë lajmin së shpejti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb