Willian, futbollisti i Brazilit i cili deri më tani po bën një Botëror të shkëlqyer, është objektiv i disa skuadrave në merkaton e verës. Pas Manchester United për të duket se seriozisht interesohet edhe Barcelona, pavarësisht se vetë lojtari në një prononcim të fundit e ka mohuar një kalim në “Cam Nou”.

“Edhe unë kam lexuar në disa faqe në internet dhe në ndonjë gazetë se mund të shkojë te Barcelona, por e vërteta është se nuk kam marrë asnjë ofertë dhe faktikisht për momentin mendoj vetëm për Kupën e Botës. Te Barcelona janë dy nga miqtë e mi më të mirë si Coutinho dhe Paulinho, por kjo nuk është një arsye për t’u larguar nga Chelsea, ku gjithashtu kam një “mal” me miq dhe shokë të mirë,” – tha Willian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: