Ajo është ylli më i ri i një shfaqje kineze sipas modelit “The Voice”, “Dimension Nova”.

Amy është 19 vjeçe, flokëkuqe dhe tashmë ka miliona fansa.

Karakteristikë e veçantë: ajo është një avatar virtual e krijuar nga kompjuteri.

Ashtu si Amy, 31 “kandidatë” të tjerë marrin pjesë në këtë shfaqje televizive muzikore shumë të veçantë, ku përballen, falë magjisë dixhitale, me një juri prej tre profesionistësh tw vwrtetw.

“Një idhull virtual është i pathyeshëm. Për sa kohë që imazhi i tij është atje, ai qëndron në zemrën tënde përgjithmonë”, shpjegon një fans.

“Dimension Nova” është teleshfaqja e parë në botë që paraqet kandidatë virtualë.

Këtë vit, “Dimension Nova” është ndjekur në internet nga miliona përdorues në çdo shfaqje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb