Luka Doncic vazhdon të dhurojë spektakël, por tashmë për kombëtaren sllovene në Europianin e Basketbollit që po zhvillohet në Gjermani, në të cilin ka shënuar 83 pikë në dy ndeshjet e fundit.

Por ylli i Dallas Mavericks nuk e ka mendjen vetëm basketbollin këtë javë, pasi ai e gjen veten në një mosmarrëveshje ligjore mbi kontrollin e markave tregtare që mbajnë emrin e tij. Gjëja më e habitshme është se në anën tjetër të “sherrit” është nëna e tij, Mirjam Poterbin, e cila nuk pranon t’i japë të drejtat sipas dëshirës.

Gazetari amerikan Marc Stein ka siguruar se atleti ka paraqitur një peticion të martën e kaluar pranë Zyrës së Patentave dhe Markave të Shteteve të Bashkuara (USPTO) për të anuluar regjistrimin e ‘Luka Doncic 7’.

Sipas studios ligjore Brown Rudnick që përfaqëson Doncic, të drejtat aktualisht i takojnë nënës së tij dhe ky hap i ndërmarrë nga slloveni është i fundit në një proces që tashmë ka akumuluar muaj dhe me të cilin ai synon kontrollin e plotë të markave me emrin e tij.

“Kam shumë për të pritur pasi vazhdoj të rritem si lojtar dhe si person dhe është e rëndësishme për mua të kontrolloj markën time”, – tha ai në një deklaratë për The Stein Line.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Doncic (@lukadoncic)

Ylli i NBA synon të fitojë kontrollin e plotë të emrit të tij, markës së tij, fondacionit dhe të gjitha çështjeve tregtare që lidhen me të, pasi statusi i markave kontradiktore e pengon atë të përfitojë nga një emër i njohur në të gjithë botën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb