Zion Williamson është në telashe dhe tashmë e ka marrë vesh e gjithë bota. Ylli i NBA, ndonëse vjen prej një sezoni të shkëlqyer në kampionat, në jetën personale do ketë shumë gjëra për të shpjeguar.

Basketbollisti 22-vjeçar publikoi një ditë më parë lajmin në rrjetet sociale se pret fëmijë me një modele, Ahkema, me foto ku të dy dukeshin të lumtur. Por qetësia dhe lumturia ka zgjatur pak minuta, pasi menjëherë na nisur publikimi në Twitter i mesazheve nga modelja e “Only Fans”, Moriah Mills, e cila ka zbuluar të palarat e Williamson.

Me një seri mesazhesh ajo ka sulmuar “rivalen”, por edhe Williamson, duke deklaruar se kishte prova të mjaftueshme se ajo dhe basketbollisti ishin çift prej kohësh dhe se ky lajmërim ishte shumë i papritur, ashtu si në fakt për pjesën më të madhe pasi nuk dinin që lojtari shoqërohej me Ahkema.

Mills nisi të përshkruante detaje të marrëdhënieve seksuale me sportistin, ndërsa e ftoi të sigurohej që fëmija ishe i tij me një test të ADN. “Javën e kaluar ishim bashkë, nuk kishe guximin të më thoshe që kishe lënë njërën shtatzënë. Nuk ia dole me një aktore porno të vërtetë”, shkruante ndër të tjera ylli i pornos, e cila ka bërë të qartë se nuk do të ndalet këtu, pasi që në postimin e parë ishte kërcënuar nga persona pranë basketbollistit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: