Këngëtari i mirënjohur kosovar pak ditë më parë e gjeti veten në qendër të shtypit rozë. Pas një fotoje provokuese të tij dhe të Tunës, u përfol për një lidhje mes të dyve. Yll Limani vjen në “Summer Pages” për të treguar se cila është marrëdhënia e vërtetë me këngëtaren seksi. Me sa duket, për të dy gjithçka ka qenë një lojë, që kanë zgjedhur të bëjnë, pak para se të lançojnë klipin e tyre të ri. Sa i përket fotos, djaloshi nga Prishtina tregon se ka qenë një shkrepje në club, pasi kishin konsumuar disa gota. E për të gjitha fanset që adhurojnë Yllin, ai është single dhe në kërkim të një femre…
Kjo verë duket se ka qenë e juaja: shumë koncerte, shumë thashetheme, femra; si e keni parë ju?
Po, keni të drejtë. Kam pasur një verë të ngjeshur. Shumë koncerte, këngë, udhëtime. Kam pushuar me shoqërinë, por edhe me familjen. Mund të them që ka qenë një verë e nxehtë.
Si i keni parë thashethemet rreth jush kohët e fundit, ju kanë dëmtuar apo ndihmuar në karrierën tuaj?
Këtë më mirë se unë, mund ta thoni edhe ju. Në fakt, kur shkruhet ose flitet shumë rreth jetës private, sikur ngel pas karriera, kënga, projektet e reja. Kjo është ana tjetër e medaljes. Natyrisht që ka edhe benefitet e veta.
A ju janë rritur klikimet në “YouTube” pas thashethemeve më të fundit rreth jush?
Realisht po, janë rritur. Pasi njerëzit kanë lexuar lajmet rreth meje, ata që s’më kanë njohur, më kanë kërkuar dhe kanë dëgjuar edhe muzikën time. Shpresoj shumë që të më kenë pëlqyer si artist, pasi ky është edhe misioni im, të bëj për vete publikun me muzikën që bëj.
Në fakt ka ardhur momenti që ta saktësoni: çfarë ka mes teje dhe Tunës?
Unë dhe Tuna jemi thjesht miq të mirë, asgjë më shumë. E di që është aluduar shumë në media, por ne thjesht jemi kolegë dhe miq. Si unë, ashtu edhe Tuna vendosëm që të provokonim pak – nëse mund të quhet kështu – mediat, duke i bërë të besojnë që ka diçka më shumë se miqësi.
Pra ishte një lojë e juaja?
Po. Ishte një ide e jona, por kaq ama, nuk shkoi më tutje.
Nga njiheni ju të dy, përse jeni kaq miq?
Jemi njohur kohë më parë nga miq të përbashkët. Kemi qenë bashkë në koncerte të ndryshme dhe jemi njohur më shumë. Gjithashtu së shpejti del edhe bashkëpunimi ynë i radhës, çka na lidh akoma më shumë.
Megjithatë në një foto tuajën dukeni më shumë se miq, mes përqafimeve dhe prekjeve; si është bërë ajo shkrepje?
Po, është e vërtetë. Ne kemi qenë në një club, dhe pas disa gotave kemi bërë ato foto. Nuk po them që nuk mundesha të kontrolloja veten, por mes miqsh dhe pak të pirë është bërë edhe fotoja e famshme. Shkrepja thjesht u bë. Më pas kur doli në media filloi të flitej për një lidhje mes nesh.
Tuna është një femër seksi, ju një djalosh i ri; a e keni parë ndonjëherë si femër, pra të keni diçka më shumë bashkë?
E vërtetë, por me Tunën nuk e kam menduar ndonjëherë kështu. Duke qenë miq të mirë dhe bashkëpunëtorë në një këngë, e kemi lënë pas këtë pjesë dhe e shoh thjesht si mikeshë të mirë.
Si është jeta private e Yllit?
Për momentin jam single. I dashuruar vetëm me karrierën. Të jeni të sigurt që, kur të kem një lidhje, do të jeni të parët që do ta merrni vesh.
Preferoni lidhjet e gjata apo jeni tip i “One night stand”?
Ah çfarë pyetjeje (qesh)! Unë nuk jam idiot, kam respekt për femrat. Besoj se varet nga situata për llojin e marrëdhënies që ndërtoj.
Duhet të ketë femra që të afrohen vetë, thjesht për një natë, apo jo?
Asnjë femër nuk do për një natë. Të gjithë njerëz jemi, mund t’i kuptoj femrat.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: