TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila kaloi sot vettingun.

Në fakt Manjani ka fituar një bast të vendosur më 22 janar për të cilin thotë se nuk do donte ta kishte fituar. Ai e cilëson të turpshme konfirmimin e Prelës dhe shton se shumë të tjerë u ndëshkuan dhe pse kishin më pak probleme se ajo.

“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal! Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela. Vijon t’i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan Manjani.

Manjani Fb
Manjani Fb

“Vë bast që Donika Prela, pavarësisht reagimit të ONM e kalon Vettingun”, ishte basti i 22 janarit të Manjanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb