TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas publikimit të shifrave, të cilat theksojnë se 80 për qind e efektive të policisë shqiptare duan të largohen nga vendi.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” dhe në doza ironia, Manjani shprehet se mirë kriminelët  që po ikin, po pse po largohen edhe efektivët e policisë.

“Ore ç’bëhet kështu?! Mirë kriminelët, por edhe policët duan të ikin?! Të jetë katandisur kështu “Policia që deshën”?!”, shkruan Ylli Manjani.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb