Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dh bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut. Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre. Virusi qëndron në gjendje qetësie për 3, 4 apo 5 ditë dhe pastaj shpërthen.

Njeriu që kapet nga virozat, 2-3 ditët e para fillon të ketë ndonjë këputje, lodhje, dhimbje kockash, kyçesh e kështu me radhë. Më tej, fillon një rritje e lehtë e temperaturës. Ndërsa kur pacienti ka temperaturë e kollë të menjëhershme, marrje mendsh, prerje oreksi, vështirësi në frymëmarrje e dhimbje koke, kjo do të thotë se është prekur nga i ftohti.

Pra, është tjetër virusi, pavarësisht tipit që ka; dhe është tjetër i ftohuri. Virusi zgjat deri në 7 ditë, ndërsa ftohja për një kohë më të gjatë.

Shkrimin e plotë e lexoni në: Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb