TIRANE

Sinusiti shkakton dhimbje të kokës në pjesën e përparme të saj. Kjo dhimbje fillon të shfaqet kur ne sapo na ka prekur një grip, apo një virozë dhe kemi rrjedhje te hundëve. Pas 3-6 ditësh një virozë e lehtë kalon, nëse akoma vazhdoni të keni rrjedhje të hundëve të vazhdueshme do të thotë se jeni në hapat e para të sinusitit, faza numër 1. Sinusiti në këtë fazë është i lehtë dhe mund të kalojë shumë thjeshtë në kushte shtëpie. Pas kësaj faze rrjedhja e hundëve bëhet nga shumë e shpeshtë në më të rrallë gjatë ditës dhe rrjedhjet janë më viskoze. Këtu fillon faza e dytë kur rrjedhjen fillojnë të bllokohen në sinuse. Kjo fazë është më e vështirë për t’u kuruar, pasi infeksioni është i bllokuar dhe fillon të shtohet. Në këtë moment fillojnë dhimbjet e kokës shumë të forta dhe personi është i rritur mendon se kjo dhimbje shkaktohet nga migrena. Është e vërtetë që nëse sinusiti nuk trajtohet në këtë faze dhe infeksioni vazhdon të qëndrojë në brendësi të sinuseve, atëherë kjo shkon në migrenë në moshë madhore. Por, nëse kapet që në fillim atëherë nuk duhet të lihet pas dore. Të gjitha këto faza m’i kanë përshkruar individët të cilët kanë vuajtur nga sinusiti. Secili më ka dhënë përshtypjet e tyre dhe unë kam arritur në këtë përfundim duke i radhitur të gjitha fazat që kanë kaluar të gjithë personat që përballohen gjatë punës së përditshme. Simptoma kryesore që sinjalizon sinusitin është dhimbja në zonën e ballit. Edhe nëse uleni për të kapur gishtat e këmbëve dhe keni këto ndjesi: ndjeni pulsim midis syve dhe në zonën e ballit dhe presion në veshë dhe kur çoheni ndjeni marrje mendsh ose errësim të syve, mund të jetë paralajmërim për sinusit. Nuk e duroni dot dritën, kjo është edhe një prej arsyeve pse sinusiti ngatërrohet me migrenën. Ju nuk e duroni dot dritën, sepse infeksioni që ndodhet ne sinuse është rreth syve dhe kështu ju krijon ndjeshmëri më të lartë të syve. Edhe kur jemi të lodhur ne fillojmë të kemi gjumë dhe nuk duam drita shumë të forta kur përgatitemi për gjumë. Sytë ndihen të tensionuar duke qenë gjithë kohën nën presionin e shtypjes së infeksionit dhe kështu lodhen. Duhet t’i drejtoheni mjekut edhe kur keni vështirësi të flini pasi ndjeni presionin e sinuseve kur shtriheni, sidomos në veshë, sy dhe mbi dhëmbët e sipërm.

Trajtimi medicinal
Sinusiti është një sëmundje që shkakton shumë probleme në jetën e përditshme dhe gjendjen tuaj fizike, pasi prek direkt kokën. Prandaj është e rëndësishme të merren masa të menjëhershme. Si fillim për të ndihmuar në pastrimin e sinuseve përdoret kungulli i egër. Ai ndihmon që t’i ngacmojë bakteret që ndodhen në sinuse dhe t’i bëjë që të dalin tërësisht. Kungulli i egër këshillohet të përdoret pasi e keni kaluar gripin dhe kur të ndiheni mirë fizikisht, pasi ju bën të ndiheni të këputur për 2 ditët e para pasi përdoret. Gjithashtu, kungulli i egër duhet përdorur shumë me kujdes, pasi është një bimë shumë e fortë dhe mund t’ju shkaktojë dëme në organizëm nëse nuk përdoret siç duhet. Kungulli është bima çudibërëse për sinusitin, por ai i humbet shumë vetitë e tij kur ekstraktohet. Bima më e fuqishme është bima e njomë, e cila është 100% e efektshme. Merret një kokërr kungulli i egër, shtrydhet në një filxhan, hiqen tërësisht farat dhe copat e bimës. Tek lëngu i bimës shtohet pak sheqer dhe tretet me lëngun. Merret një pipetë dhe transferohet lëngu në të. Më pas hidhni 2-3 pika në secilën anë të hundës. Mbajeni kokën vetëm 60 sekonda të përkulur mbrapa, mundohuni ta bllokoni lëngun te kalojë poshtë. Pas 60 sekondash, nxirreni lëngun nga hundët komplet. Në këtë moment konsumoni pak gjalpë, ose vaj ulliri dhe pastaj 10 pika propolis. Do të keni shumë teshtitje pasi e hidhni kungullin në hundë, skuqje të syve dhe shenja sikur jeni me grip. Por nuk duhet të shqetësoheni, pasi këto janë vetëm ndjesia që të krijon kungulli i egër. Dhe do të kalojnë pas 2-3 ditësh së bashku me sinusitin. Kujdes! Kungulli nuk duhet të kalojë në asnjë mënyrë poshtë. Lani duart mirë pasi ta shtrydhni kungullin, ose mund të përdorni një dorezë.

Këshilla
Pasi aplikoni kungullin e egër, 3 ditët e para duhet të konsumoni propolis blete, 4-5 herë në ditë për fëmijët dhe të rriturit sipas dozave përkatëse. Gjithashtu, duhet të bëni avull vetëm në darkë, pasi ndihmon që të hapen poret dhe sinuset, por nëse dilni jashtë në ajër të ndotur, atëherë akoma më shumë baktere do të hyjnë në hundë e do të zhvillohen aty. Avulli mund të bëhet me çaj për sinusitin. Është një mikser çajrash që ndihmon në hapjen e sinuseve. Ka efekt antibakterial të fuqishëm, ndihmon në luftimin e stafilokokut e streptokokut. Propolisi i bletës duhet të përdoret 4-5 herë në ditë, për 3-4 ditët e para pasi përdorni kungullin. Më pas përdoret vetëm 3 herë në ditë. Nëse jeni duke kaluar një periudhë gripi përdorni çajra që ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe ushqime me vitaminë C, hidhni pika me ujë deti në hundë, bëni avull me çajin mikser për sinosit, si dhe përdorni aerosolet në dhomë dhe hidhni në to vajra esenciale si dafina apo ekualipsi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: