Sesioni i ri parlamentar ka nisur me tension dhe me debate të ashpra nga ana e opozitës. Por, duket se kjo nuk e ka shqetësuar shumë deputetin e ri të LSI­së, Ylli Shehu. Ai ka postuar disa foto nga Kuvendi ku pozon si model, ndërsa ka bërë edhe një status. Vetëm se shqipja e tij lë pak për të dëshiruar.

“Të dashur miq! Hapja e sesionit të 5! Dua tju uroj të gjithë Shqipëtarve të ken një fillim të mbar në punët e tyre dhe të jen sa më profesionist, të drejtë dhe dinjitioz. Le të shpresojm që ky sesion i V të ofroj kolegët sa më afër shërbimit qytetar dhe të jen bashkpunues në reformat që do ndërmerren për të kthyer politikën në shërbim qytetar dhe jo në baltosje të personalitetit të gjithsecilit. Pune te mbare”, shkruan Shehu.

(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: