Yndyrat ushqimore klasifikohen në këto tri kategori.

Yndyrat e ngopura
Ushqimet me origjinë shtazore janë burimi kryesor i këtyre yndyrave, ndërsa shumicën do t’i gjeni në mish, produkte të qumështit me yndyrë dhe, në sasi të moderuar, në vezë dhe shpezë. Disa vajra bimore, si vaji i palmës, gjithashtu përmbajnë yndyra të ngopura. Ato janë të nevojshme për ta ruajtur shëndetin e organizmit, por në sasi të vogla. Më pak se 10 për qind e konsumit të përgjithshëm të kalorive duhet të vijë nga yndyrat e ngopura, dhe atë nëpërmjet produkteve të përpunuara të qumështit. Për personat të cilët konsumojnë 2.000 kalori në ditë, konsumi maksimal i yndyrave të ngopura është 20 gramë.

Yndyrat e pangopura
Këto yndyra të mira janë ato që më së shumti duhet konsumuar. Ka dy lloje të yndyrave të pangopura: poli-të-pangopura dhe mono – të – pangopura . Lajthitë, bajamet, farat e susamit dhe farat e kungullitvaji i ullirit, vaji i kikirikut dhe kanola janë burimet më të mira të yndyrave mono-të-pangopura. Peshku, farat e lirit, vaji i lirit, vaji i sojës dhe lulediellit janë burimet më të mira të yndyrave poli-tëpangopura. Acidet yndyrore omega 3 u përkasin yndyrave poli-të-pangopura, ndërsa shumicën prej tyre do t’i gjeni në peshkun si salmoni dhe sardelet, si dhe ushqimet me origjinë bimore (vaji i sojës dhe vaji i kanolës, arrat dhe farat e lirit).

Trans-yndyrat
Këto janë yndyrat të cilat sigurisht ju tërheqin më së shumti, por edhe janë më të dëmshmet. Shumica e trans-yndyrave janë në gjendje të lëngshme në temperaturë dhome, dhe për të qenë dhe për të mbetur në një gjendje të tillë, prodhuesit në to shtojnë hidrogjen. Niveli më i lartë i trans-yndyrave gjendet në produktet e brumërave, produktet me origjinë shtazore dhe në margarinë.

Efekti i yndyrave të pashëndetshme
Konsumi i ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura (mishi i viçit, majoneza, produktet e qumështit me yndyrë të plotë) në trupin tuaj ndikojnë në këto mënyra: – Rritet niveli i triglicerideve, dhe në këtë mënyrë edhe rreziku i presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës; – Bllokimi i enëve të gjakut; – Nivelet e larta të shtypjes së gjakut; – Nivelet e larta të kolesterinës së keqe (LDL). Edhe pse trans-yndyrat vijnë kryesisht nga ushqimet me prejardhje bimore, në shëndet ato veprojnë më keq krahasuar me yndyrat e ngopura. Për këtë arsye, shumë restorante nuk përdorin më transyndyra dhe çdo produkt në treg duhet ta ketë të shënuar në etiketë edhe përqindjen e transyndyrave.

Efekti i mirë i yndyrave
Me rritjen e konsumit të yndyrave të pangopura, ulet niveli i kolesterinës së keqe (LDL) dhe trigliceriteve, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se zëvendësimi i karbohidrateve të dëmshme (buka e bardhë dhe orizi i bardhë) me ushqime të pasura me yndyra të pangopura ul nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe njëkohësisht rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL). Yndyrat e pangopura: – rregullojnë nivelin e presionit të gjakut; – ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës; – rregullojnë nivelin e lipideve.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: