Yoshihide Suga tashmë është kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

71-vjeçari mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Suga fitoi mbështetjen e njerëzve kryesorë në parti për shkak të pritjes që kanë ata se ai do të vazhdojë politikën e Abes.

Mësohet se kryeministri do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re të Japonisë ditën e sotme. Kujtojmë se Aben, ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: