Shërbimi i videove streaming Youtube ka qenë i paarritshëm për më shumë se një orë në zona të ndryshme në të gjithë botën.

Youtube ka konfirmuar problemin me një tweet në profilin e saj zyrtar, duke njoftuar që teknikët e saj janë duke punuar për të zgjidhur problemin në Youtube, Youtube Music dhe Youtube TV.

Teksa kërkonte falje për problemin Youtube nuk ka preferuar të zbulojë motivet e ndërprerjes së shërbimeve, të cilat tani janë zgjidhur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb