YPG e cila në Siri është zgjatimi i organizatës terroriste PKK, për herë të parë ka bërë marrëveshje me një kompani lobimi në kryeqytetin e SHBA-së, Washington.

Sipas lajmit në faqen “Foreign Lobby” e cila përpilon lajmet lidhur me punimet lobuese në SHBA, mësohet se YPG/PKK ka arritur marrëveshje me kompaninë “Jim Dornan Strategies” e vlefshme që nga 30 prilli.

Po ashtu sipas lajmit, YPG/PKK-ja emërtimi i të cilës në marrëveshje kalon si “Forcat Mbrojtëse Kurde/YPG SDF” thuhet se punimet e saj lobuese lidhur me “luftën kundër organizatës terroriste DEASH” do t’i zhvillojë nëpërmjet kompanisë në fjalë e cila është e afërt me republikanët.

Në lajmin ku nuk janë paraqitur detajet e marrëveshjes theksohet se edhe struktura Këshilli Demokratik i Sirisë (SDC) i cili është krahu politik i PYD-së, verën e kaluar në Washington ka bërë një marrëveshje me kompaninë lobuese “AF International”/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb