Ambasadorja Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur ditën e sotme në Parlament. Me një postim në Twitter Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme. Ajo u bën apel e udhëheqësve se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.

“Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave – veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti – është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”- shkruan ajo.

 

Yuri

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ironizoi deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Gjatë fjalës së tij si e krahasoi atë me ‘balonën tabake e tahuke”. Kjo shkaktoi reagimin e saj dhe të deputetëve të tjerë të opozitës edhe të kryedemokratit Basha i cili iu kundërpërgjigj Ramës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb