Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim i dha një mesazh të qartë opozitës dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane ftoi mikun e saj Basha që të baraspeshojë të gjithë faktorët për popullin shqiptar dhe që t’i thonë ‘Po’ Shqipërisë europiane.

“Duhet t’i jepet merita partisë në pushtet. Ne i bëmë të qartë se duhet të jepnim më shumë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosi Shqipërinë drejt BE. Përmban masa që janë adresuar, trajtuar nga OHDIR. Përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar dhe nga OHDIR, por që do të shihen si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë. Ka ardhur koha, për opozitën, për PD-në, për mikun tim Luli Basha, që të baraspeshojnë, të balancojnë të gjithë faktorët dhe të thonë ‘PO’ për popullin shqiptar, dhe të thonë ‘PO’ për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij.”, tha Yuri Kim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb