Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur këtë paradite në Kryesinë e Kuvendit.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se ambasadorja Kim është takuar me kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, menjëherë pas takimit me Manjan, ambasadorja Kim u takua edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe më pas u largua nga Kryesia e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb