Ambasadorja amerikane Yuri Kim e ftuar në ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ka qenë në Lagunën e Kune-Vain të Lezhës.

Kim theksoi se ky vit është i veçantë dhe ndryshe për turizmin por kujton se SHBA ka ndihmuar me 1.8 milionë dollarë për turizmin.

Ajo bëri apel që mbrojtja e mjedisit të Shqipërisë fillon me pastrimin e tij, pasi mbledhja e mbeturinave individuale është përgjegjshmëri, por mbledhja e mbeturinave të tjetrit është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit.

”Fillimisht, Mesazhi im sot për ju , Ju Falenderoj që më keni ftuar që të jem këtu me ju Eshtë një kënaqësi shumë e madhe që të jemë këtu me ju. Ghithashtu kam dëgjuar nga ministry që ju jeni vullnetarët e parë të cilët mikprisni turistët në Shqipëri dhe ju I afroni përshëndetjet tuaja. Ky vit është paksa ndryshe nga vitet e kaluara pasi ka problemin e corona virusit , por jam e kënaqur të shoh se si keni bërë përshtatje në bazë të ndryshimit të situatës .

Në vend që të gjenit një mënyrë për të mos e vazhduar projektin tuaj ju keni gjetur një mënyrë tejet të mirë për të vazhduar me të. Kam tani në Shqipëri 6 muaj dhe kam pasur mundësinë që të vizitojë shumë zona të bukura. Berat, Vlora, Saranda, pasksa në Krujë. Po jam po aq e kënaqur që kam mudnësinë që të jem këtu sot në mënyrë që të dëshmoj bukurinë natyrore të Shqipërisë . sepse në fakt ësht ënjë thesar jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë botën dhe me mezi pres që kjo të bëhet një thesar akoma më I shndërritshëm për të tjerët. Dhe mbrojtja e mjedisit fillon me pastriminm e tij .

Dhe jam po ashtu po aq e kënaqur që je nuk jemi , nuk tregohemi vetëm përgjegjës për mbeturinat të cilat mund të krijohen në përditshmërinë tonë por gjithashtu ne jemi persona, të cilët kudjesemi që mund ta mirëmbajmë dhe ta pastrojmë mbeturinat që të tjerët mund të krijojnë sepse në momentin që unë mbledh mbeturinat që unë krijoj ësht ënjë akt që tregon përgjegjshmëri nga ana ime, por në fakt ndërasa unë merrem me mbledhjen e mbeturinave të krijuara nga të tjerët sepse e shikoj këtë si problem. Edhe një herë ky është një veprim që tregon inteligjencë, zgjuarësi, por gjithashtu dhe zgjidhje të tillë. Mund të jeni në dijeni ndoshta që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihma rreth rreth 1.8 milionëdollar, e cila ka ndihmuar industrinë e turizmit veccanërisht ajo qëështë e kujdeshmëme , miqësore ndaj mjedisit. Gjithashtu do të jem po aq krenare që të siguroj që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë krah jush. Gjithshtu pres me kënaqësi mudnësinë që të përveshim mëngët së bashku me ju me të gjithë ju që jeni persona që jepni zgjidhje problemeve. Falemidnerit shumë.,

Infrastruktura tashmë ka një dilemë rruga është shumë e bukur. Afërsia me këto bukuri të madhe të natyrës ështrë e jashtëzajkonshme, po a do të jemi ne të aftë si administratë, si shtet, si shoqëri që ta mbrojmë këtë zonë,”- tha Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb