SHKUP- Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka mbajtur një fjalim para “Kampit të Lirisë” të vendosur te qeveria që nga 17 maji, ku ka folur për nacionalizmin dhe patriotizmin e Nikolal Gruevskit dhe Ali Ahmetit, që sipas tij janë të gënjeshtërt.

“Bombat nuk e zbuluan vetëm të vërtetën se sa është pushteti i korruptuar, nacionalist, sa bëhej Gruevski më i madh se Aleksandër Makedonski, kurse Ali Ahmeti më i madh se Skënderbeu, por bombat e zbuluan të vërtetën për zgjedhjet e paligjshme, për krimet dhe plaçkitjet marramendëse që kanë ndodhur. Bombat na vetëdijesuan neve të gjithëve dhe na e nxitën ndjenjën e këndshme për faktin që jetojmë në një shtet multietnik”, tha Zaev.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: