MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka depozituar sot në Kuvend emrat e ministrave të propozuar për qeverinë e re.

Nga 19 ministri që do të ketë qeveria e re, 6 do të jenë shqiptarë nga BDI teksa 11 të LSDM.
Ali Ahmeti ka propozuar për ministra Fatmir Besimin për Ministrinë e Financave, Bujar Osmanin për Ministrinë e Jashtme, Naser Nuredini për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshin për Ministrinë e Ekonomisë, Artan Grubin për Ministrinë e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër , si dhe Jeton Shaqirin për Ministër të Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës.

”Ndërkohë Zaev jashtë Kuvendit ka thënë se i ka kërkuar Talat Xhaferit, kryeparlamentarit t’u japë kohë deputetëve për ministrat teksa garantoi se javën tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re.

Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit”-tha Zoran Zaev, mandatar për kryeministër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb