Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka ironizuar me BE pas vendimit të fundit për mos hapur negociatat me vendin e tij dhe Shqipërisë.

Zaev thotë se tashmë është punë e BE me negociatat dhe kur të vendosin për të vijuar procesin le të lajmërojnë.

Nga ana tjetër ai thekson se Maqedonia e Veriut po vijon me procese serioze brenda vendit të saj bazuar tek agjenca ‘’Evropa në Shtëpi’’.

 

“Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë.’’- tha Zaev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: