SHKUP– Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 24 prillit, por, deri para shpërndarjes së parlamentit japim shansin që të korrigjohen vendimet për datën e zgjedhjeve, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas seancës së mbrëmshme të bordit të partisë.

“Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje jo të rregullta. Prandaj ndryshimi i datës së zgjedhjeve nuk është dëshirë e opozitës, por nevojë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos”, – theksoi Zaev.

Kryetari i LSDM-së tha se kontrolli cilësor dhe i besueshëm i Listës Zgjedhore nuk mund të bëhet për 40 ditë dhe theksoi se pa një listë zgjedhore të besueshme nuk ka zgjedhje të rregullta.

“Nuk ka zgjedhje korrekte dhe demokratike edhe pa rregullimin e duhur të medias dhe krijim të hapësirës korrekte mediatike për të gjitha partitë politike. Për LSDM-në janë të papranueshme zgjedhjet pa pastrimin në kohë të Listës Zgjedhore dhe pa rregullimin në kohë të medias. Prandaj, në zgjedhjet më 24 prill LSDM-ja nuk do të marrë pjesë”, -deklaroi Zaev.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: