Kryetari i LSDM-së Maqedoni, Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën serbe online ‘Novosti.rs’ ka komentuar votën “pro” të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO duke e cilësuar si të kotë prishjen e miqësinë me Sërbinë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaev ka kërkuar që Maqedonia të jetë më e vëmendshme në këtë drejtim. “Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia është dashur që të jetë shumë e vëmendshme kur ka votuar për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullin mik serb” thotë Zaev.

Ai gjithashtu ka kërkuar përmirësim të marrëdhënieve Serbi-Maqedoni. “Marrëdhëniet e Serbisë dhe Maqedonisë patjetër të përmirësohen, ashtu si edhe marrëdhëniet me shtetet fqinje tjera. Me Serbinë, kjo duhet të jetë lëvizja e parë e Maqedonisë. Vendet fqinje duhet të jenë miqtë e parë të Maqedonisë , në qoftë se ne duam që Evropa të na konsiderojë miq, bota gjithashtu të na konsiderojë si një mik ” përfundon në këtë temë Zaev.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: