MAQEDONI E VERIUT

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nesër do të udhëtojë në Sofje për një përpjekje të fundit për të zhbllokuar ‘veton’ e Bullgarisë për çeljen e negociatave.

Edhe pse Zaev i ka dhënë fund shpresave se mund të ketë një zgjidhje deri më 22 qershor kur Këshilli i BE do të marrë një vendim për çeljen e negociatavef për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjithsesi nesër në Sofje do të ketë zhvillime.

Opozita maqedonase ndërkohë më në krye VMRO-DPMNE është e irrituar pasi akuzon Zaevin se në Sofje do të tradhëtojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kryeministri ndërkohë i ka garantuar se dy çështjet nuk janë pjesë e negociatave me Sofjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb