SHKUP- Pas takimit me Johannes Hahn, lideri i opozitës Zoran Zaev deklaroi se çdo ditë që vonohet zgjidhja e krizës politike është ditë e humbur për gjithë qytetarët.

“Mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë! Jemi marrë vesh se çdo ditë e humbur. Ne i kemi prezentuar programin. Çdo ditë e harxhuar, është ditë e rrezikshme për Maqedoninë. Ka edhe qytetarë në OBRM-PDUKM që besojnë në përparimin e shtetit. Kam shpresë se kryetarët e partive do të kenë sens për të zgjidhur këtë krizë. Ne jemi parti politike që varemi nga qytetarët. Besojmë që nuk do të pengojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nuk do ta lejojmë një gjë të tillë” ka deklaruar Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu tha se eurodeputetët dhanë inkurajim për partitë që kanë shumicë të zgjidhin krizën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: