SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, është shprehur në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP se qytetarët e vendit duhet të pranojnë emrin e ri të Maqedonisë, përndryshe do të përballen me jostabilitet dhe izolim në të ardhmen.

Zaev i ka kërkuar qytetarëve të Maqedonisë të votojnë pozitivisht në referendumin ku do të vendoset për emrin e ri të vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Referendumi do të mbahet me 30 shtator si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, për t’i dhënë fund çështjes së emrit pas shumë dekadave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb