MAQEDONI- Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar pas daljes nga koalicioni të Aleancës për Shqiptarët, pasi nuk ua dha Ministria e Shëndetësisë.

Ai ka deklaruar se vendin e zv.kryeministrit për reforma do ta ruaj për Aleancën për Shqiptarët, ndërkaq për vendet bosh të zv. ministrave, Zaev ka sqaruar se vendet do të plotësohen pas Vitit të Ri.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Zaev ka deklaruar se posti i zv. kryeministrit për reforma është post me rëndësi.

Në lidhje me PDSH-në, Zaev deklaroi se nuk ka biseduar me këtë parti politike, por që nuk e përjashton mundësinë që bisedime të ketë pas Vitit të Ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: