MAQEDONI- “Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet që të shtyhen ndoshta për në vjeshtë, për faktin se nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike”. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për France-Presse.

Parlamenti u shpërbë muajin e kaluar si pjesë e marrëveshjes për t`i dhënë fund krizës politike, me të cilën ndërmjetësonte BE-ja. Lidhja Social-Demokratike dhe dy parti tjera kyçe refuzuan që të marrin pjesë në zgjedhje, shkruan kjo gazetë.

‘E di se zgjedhjet nuk do të mbahen me 5 qershor’, deklaroi Zaev.

Ai u thirr në bisedimet midis përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe partive politike.

Zaev, ashtu si paralajmëron në intervistë, pret nga të gjitha partitë politike që në fillimin e javës së ardhshme, në pajtueshmëri me ligjet maqedonase ta ftojnë kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski që të caktoj një seancë.

“Bashkërisht e dimë se zgjedhjet do të shtyhen”, deklaroi Zaev pas takimit me Johannes Haindl.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: