Me ardhjen në qeveri të LSDM-së, paga mesatare në Maqedoni do të jetë mbi 500 euro, këtë e deklaroi lideri i kësaj partia Zoran Zaevi gjatë një inveriste për Radio Evropën e Lirë.

Ai gjatë intervistës ka theksuar gjithashtu se nga shteti janë vjedhur 400 milionë në vit, dhe sipas tij, vetëm këto para të vjedhura mund të përdoren për të shlyer kreditë, por edhe për zhvillimin e vendit.

“Rreth 65 për qind e programit është ekonomia. Detyra jonë kryesore janë vendet e punës edhe atë kualitative. Paga mesatare të jetë mbi 500 euro. Paratë t’i kthejmë përsëri tek qytetarët. Si socialdemokratë dhe të majtë ne besojmë se do të bëhet shteti nëse njerëzit kanë para. Kjo do të sigurojë fiksimin e tyre këtu në Maqedoni, ta ndalojmë migrimin dhe dhashtë Zoti t’i kthejmë të rinjtë tanë që janë larguar. Si do ta bëjmë atë? Direkt duke përdorur resurset vendase. Disa pyesin nëse mund, shteti është në borxhe të thella dhe të ngjashme. Nga shteti janë vjedhur 400 milionë në vit. Vetëm kjo të mbetet në shtet është potencial i fortë edhe për kthimin e kredive, si dhe për dimensionet e zhvillimit të shoqërisë sonë”, ka theksuar Zaevi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: