Një tjetër ish-deputet ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në lidhje me krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

Zafir Berisha ka bërë me dije me anë të statusi në “Facebook” se është ftuar nga Gjykata e Hagës, kurse shton në fjalën e tij se asnjë gjykatë nuk mund të njollosë dot luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • foto galeri

Postimi i Zafir Berishës:

As padrejtësit e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.

Ftesa nga Gj.Speciale në Hag po shpresoi se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta.

Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbis nga kjo gjykat e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijra qytetarë të vrarë nga aparati shtetror i Serbis.

(Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeqare kundër vlerave të UÇK-së dhe ekspenentëve të saj)!

Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve (UÇK-së) dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare!

Zafa

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb