TIRANË- Në nisje të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori i bëri apel klasës politike të miratojnë sa më parë reformën në drejtësi duke pasur si udhërrëfyes rekomandimet e Venecias, si dhe të adaptojnë parimet dhe standardet evropiane.

“Apel aktorëve dhe faktorëve politikë që në frymën e Opinionit të Venecias të shtojnë përpjekjet e tyre, të realizojnë objektivat e reformës, të mbajnë si fill standardet dhe frymën e së drejtës. Reforma duhet t’i bëjë adaptim parimeve dhe standarteve evropiane. Në rendin kushtetues roli i sistemit gjyqësor është shumë i rëndësishëm”.

Më tej, Zaganjori i bëri thirrje edhe gjyqtarëve që të mos e neglizhojnë punën. “Ndryshimet kushtetuese janë guri i themelit për të përmirësuar funksionimin e institucioneve. Reforma do sjellë ndryshime të shumta, mund të shkaktojë humbje të vëmendjes, frikë për vendin e punës kjo do marrë kohën e vetë, është fazë tranzitore. Deri në momentin që situata të qartësohet gjyqtarët nuk duhet të neglizhojnë punën, por të përkushtohen edhe më shumë, të përmbushin detyrën në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, reforma në drejtësi duhet të ndikojë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kreu i Gjykatës së Lartë shtoi se “trupa gjyqësore duhet të ketë pavarësi, ky është parakusht dhe esencial për funksionimin e demokracisë si formë e qeverisjes”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: