Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori në përfundim të seancës në KPA deklaroi se paraqiti sot edhe 10 dokumente të tjera të cilat janë marrë në shqyrtim nga Komisioneri Publik.

Teksa sqaroi pozicionin para trupës së KPA-së lidhur me pamundësinë për të vërtetuar të ardhurat e pajustifikuara që u zbuluan nga KPK, por që u morën të mirëqëna, Zaganjori tha se po mundohet të bëjë më të mirën për të gjetur dokumentet.

“Unë po bëjë më të mirën për t’i gjetur këto dokumente, por benda mundësive. Kjo varet nga vlerësimi që do të bëjë trupa gjyqësore.

Kam dorëzuar dhjetë dokumente të tjera shtesë. Trupa është tërhequr për të shqyrtuar këtë dokumentacion”.

“Rreth të njëjtave argumente sillen faktet, krahas 23 dokumenteve sot paraqita edhe 10 të tjera. Shpresoj që Komisioneri Publik t’i marrë parasysh”,- tha Zaganjori.

I pyetur në lidhje me dy ekstradime të dy personave që rrezikojnë të lirohen për shkak se dosjet e tyre nuk po merren në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, Zaganjori u shpeh se:

“Nuk i kam llogaritur afatet të them të drejtën por për këtë kam njoftuar edhe Kolegjin e Lartë. Duhet të ecim me zgjedhjen e anëtarëve të rinj. Që të funksionojë Gjykata dhe të marrë vendime në dhomën e këshillimit duhet të emërohen tre gjyqtarë në kolegj. Zgjedhja e anëtarëve të rinj do t’i jepte frymëmarrje gjykatës”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: