Aktorja shqiptare në Hollywood, Eliza Dushku është njëra ndër femrat që çdo herë zë faqet e para të mediave rozë.

Kësaj radhe Eliza ka publikuar një foto në të cilën shfaqen shumë bukur hiret e saj trupore. Fotoja është kolazh mes një fotoje të aktores dhe qenit të saj. Me sa duket qeni i Elizës, një ‘zagar’, është mësuar nga pronarja se si të pozojë.

Në foto, ‘miku’ më i mirë i aktores shqiptare, shihet i shtrirë në një pozicion të njëjtë sikurse Eliza, në një foto të cilën aktorja bukuroshe shkruan ta ketë bërë kohë më parë.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb