Brexit-i nuk do të ketë efekte negative në bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete në Europë, konfirmoi Gilles de Kerchove, koordinator i BE-së për luftën kundër terrorizmit.

“Shkëmbimi i informacioneve nuk do të preket”, theksoi de Kerchove në kuadër të një takimi të ministrave të Brendshëm të BE-së.

Bashkëpunimi mes shërbimeve sekrete po zhvillohet tashmë jashtë kuadrit instuticional të Unionit dhe shtetet jo anëtare të BE-së, si Norvegjia dhe Zvicra që janë pjesëmarrëse”, theksoi ai.

Britania e Madhe do të përfaqësohet gjithashtu në këtë strukturë edhe pas largimit nga BE më 31 janar.

Sipas De Kerchove, çështja është të dimë se si dhe në çfarë forme Londra do të vazhdojë të ketë akses në bazat e të dhënave policore të BE-së, si Sistemi i Informacionit Shengen (SIS) pas Brexit.

Këto vitet e fundit, baza e të dhënave Shengen është kthyer në fakt në një instrument të rëndësishëm për të gjurmuar xhihadistët që hyjnë në Europë nga Siria dhe Iraku.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb