Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, ka festuar një ditë më parë 7-vjetorin e lindjes.

Vogëlushi Zaho ka marrë urime të shumta në këtë ditë të veçantë për të, e nuk kishte si të mungonte ai i vëllait të madh, Gregut. Ky i fundit ka publikuar një video në “Instastory”, k shihet Zaho teksa fryn qirinjtë e tortës.

“Zaho 7 sot”, shkruan Gregu bashkëngjitur videos së publikuar. Ndërkohë ndryshe nga vitet e tjera, kreu i qeverisë nuk ka bërë në rrjetet sociale një urim për të birin.

Duket se kësaj radhe Kreu i Qeverisë ka vendosur që të festojë së bashku me familjen, pa marrë edhe vëmendjen e qytetarëve dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: