TIRANE

Viti që po lëmë ka qenë një vit mjaft i bukur për Zaimina Vajsarin. Në janar të 2018 këngëtarja shqiptare u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë një vajzë.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto janë festat e para të Zaiminës në statusin e një nëne, prandaj janë edhe më specialet dhe më të bukurat. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një fustan shumë festiv në ngjyrë të kuqe, me sfond dekorin e festave.


Në krah mban të bijën e cila duket më e ëmbël se kurrë, e veshur me ngjyrat e bukura të festave. “E vogla ime Khloe! Këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot”,-shkruan Zaimina një foto të postuar në Instagram.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb