Zaimina Vasjari ka publikuar një set të vogël fotografik me vajzën e saj Khloe, e cila është më e lumtur se kurrë për ardhjen në jetë të bebushit. Të veshura më të bardha, dy gocat e shtëpisë duket që mezi e presin bebin. Ndërsa Zaimina emocionoi me fjalët që zgjodhi për të përshkruar ndjesitë e saj.

“Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot”, ka shkruar Zajmina.

Më pas këngëtarja postoi edhe disa foto të tjera, ku shohim duart e vajzës së saj me bojë blu dhe shkruan: “Mezi po presim të të njohim vogëlush”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb