TIRANE – Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari mbrëmjen e së shtunës ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. Së bashku me personazhe të tjerë të njohur ajo u bë pjesë e lojërave argëtuese në studio.

Duke luajtur një nga rubrikat e emisionit, Zaiminës i është drejtuar pyetja se çfarë do të ndodhte nëse zbulon se partneri i saj e ka tradhtuar.

“Jo, nuk do të ndahesha”,- shprehet Zaimina duke lënë të kuptonte se ajo do e falte një veprim të tillë. Duket se për Zaiminën martesa është shumë herë më e rëndësishme se një lidhje qoftë për një natë, bazat e saj janë më të thella ndaj ajo do e falte partnerin nëse ai do bënte një gabim të tillë.

Kujtojmë që në janar të vitit të kaluar Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë vogëlushen e saj të cilën e ka pagëzuar me emrin, Khloe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb