Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në fshatin Zall Brozë të Krujës. Rruga është e keqe dhe gjarpëron mes malesh. Një pjesë të rrugës na u desh ta bënim me këmbë. Vendi është krejt i braktisur duket si një fantazmë. Dhe duket si një fshat fantazmë. Familja Shehu. Ajo e cila na ka bërë të marrim rrugët deri në këto anë.
“Kemi ngelur vetëm ne këtu. Është braktisur krejt. Nuk bëjmë asgjë nuk ka asnjeri këtej. Vetëm ne jemi këtej. Nuk ka të kush na ndihmon jemi të vetëm”,-thotë vajza Zoja, 14 vjeç.
“Këtu nuk ka as shkollë as dyqan, as farmaci, as rrugë, kur është dimër vdes për të ngrënë, vdes”,- thotë Trëndafile Shehu, e ëma e Zojes.
Sabahu, Trëndafilja, Hasani, dhe Zoja janë të vetmit banorë që kanë ngelur këtu, ku fati nuk u ka buzëqeshur.
“Kemi shumë frikë vjen ariu, vjen ujku këtu, vijnë egërsirat, vjen ujku këtu. Kemi frikë për me dalë këtu në oborr. Kemi frikë nga egërsirat. Kemi shumë frikë”,-thotë adoleshentja.
“Shi, diell, erë, borë, ca të rrimë jemi pa drita, dhe jeta këtu është shumë e vështirë. Kemi frikë sidomos natën ”,- thotë Trëndafilja. “S’mund të rrish natën në shtëpi…Nuk ja dalim dot. Janë egërsirat natën, arushat, një dy tre katër e kështu me radhë. Kam bërë atë gardhin për të na mbrojtur, por edhe ai është këputur”,-shprehet kryefamiljari Sabahu.
Babai vuan nga disa sëmundje dhe duhen njëqindmijë lekë të vjetra çdo muaj. Fëmijët e vuajnë shumë sëmundjen e babait.
“Babai është i shumë i sëmurë, ka tension, është me diabet, veshin e mesit dhe me zemër. Kur e shikoj unë babin duke qarë më vjen shumë keq. I them se do të kalojë. Do kalojë gjithçka mos u mërzit. Nuk mund të qaj përpara babit se mërzitet. Me lekët që kemi nuk e dimë se çfarë të blejmë më parë, ilaçet apo ushqimet. Me na ushqy ne. Është shumë larg spitali dhe detyrohet që të bëjë ndonjë gjilpëre vetë. Na duhen lekë, doktor për babin, ilaçe, dhe unë them mos qaj se do kalojë. Nuk kemi se ç’të bëjmë kë të blejmë më parë ilaçet apo ushqimet. Merr lekë borxh që të na blejë ushqime.”,-thotë 14 vjeçarja.
“Unë marr ilaç për tension për diabet dhe për zemër. Kam 15 vite që vuaj nga sëmundjet. Por nuk e jap veten cfarë të bëj ka dhjetë vjet. Vështirësitë janë shumë të mëdha. Me u sëmurë këtu rruga është shumë e vështirë dhe në dimër është i pakalueshëm rruga, nuk e di se i bëhet në rast urgjence kur sëmuren kalamajtë.
Sabahu: Pesë mijë lekë në muaj për të blerë ilaçe, por nuk i marr rregullisht prej varfërisë. Doktorat më kanë thënë që cdo gjashtë muaj të bëj kontroll por unë shkoj një herë dy herë dhe kur vizitohem doktori thotë nuk duhet të punosh fare. Por unë nuk mundem të rri sepse duhet të punoj për të mbajtur familjen në këmbë. Ato jetonin në këtë shtëpi të vjetër, por tërmeti i fundit rrezikoi ti zinte brenda.
“Nga tërmeti i fundit rrezikohej që shtëpia të na zinte brenda ishte tmerr shumë tmerr dhe u frikësuam shumë. Megjithatë ne jemi në tokë shtëpisë si kemi ndërruar çatinë. Pata frikë. Fillova të ikja por ra tërmeti. Babi nuk ishte këtu isha vetëm unë mami dhe vëllai vetëm. Edhe gurët binin, suvaja binte”,-thotë vajza.
“U shemb shtëpia, vajzën e kam nxjerrë nga rrënojat, se po të ngelej aty do ta zinin krejt nën rrënojat e shtëpisë. Djalin e shpëtova me zor duke e mbuluar me trup. Vajzën e para një cikë më anash. Mos e pyet si kemi kaluar. Aty kam parë tmerr me sy”,-kujton e tmerruar gruaja. Aktualisht familja shehu jeton në këtë kasolle me llamarina të cilën e ka ndërtuar me lekë borxh. “Edhe këtë kasollen e kemi bërë me lekë borxh. Me llamarina sa me hy brenda se nuk kishim ku të rrinim”,-thotë kryefamiljari. Dy fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. Për këtë vit Hasani duhet të ishte në klasë të tretë dhe Zoja në klasë të shtatë. Por nuk mundën të shkonin sepse nuk kanë se ku të rrinë. Një vit më parë kanë qëndruar tek të afërmit në Tiranë por këtë vit as të afërmit nuk mundën që ti mbanin.
“Fëmijët çdo ditë qanin dhe kërkonin që të shkonin në shkollë si dhe shokët e shoqet e tyre. Çdo ditë qanin. Shokët shkonin në shkollë fëmijët e mi jo”,-thotë gruaja.
“Unë dhe vëllai nuk shkojmë në shkollë. Rrimë në shtëpi. Duam të shkojmë në shkollë si gjithë shokët e mi. Dua që të pikturoj, po këto ëndrrat e mia janë bosh, sepse unë nuk mund ti them babit për asgjë se nuk mundet të ma plotësojë, se nuk kam mundësi dhe nuk dua që t’i mërzis. Më mungon shumë shkolla dhe edhe shokët edhe shoqet më ka marrë shumë malli për to”,-thotë adoleshentja.
“Fëmijët duan me të shkojnë në shkolla. Por si erdhi viti sivjet.. është edhe COVID -19, dhe nuk ka se ku të shkojnë .. s’mund tu them kështu se ata shohin. Nuk mund ti mbaj me rrena. I kuptojnë të gjitha dhe nuk mundem. Por me këto sëmundje që kam unë sa do shkojnë. Fëmijët nuk shprehen sepse e shikojnë këtë gjë. Jam i mërzitur. Por fëmijët thonë se kur të shkojmë në shkollë dhe kur të punojmë do të shërojmë”,-shprehet kryefamiljari. “ Jeta ime shkoi po jeta e fëmijëve. Kishim hall të na bëheshin një cikë fëmijët, por.. kështu si jemi… jo s’ka shpresë, s’ka”,-thotë gruaja.
“Asgjë s’kemi se çfarë të bëjmë. Nuk vjen kush me na ndihmuar. Nuk kalon kush këtej, me na pa e me na fol”, e mbyll rrëfimin 14 vjeçarja.
Një javë më pas Elvisi dhe Sidrit vizituan nga afër familjen por jo në shtëpia e tyre të rrënuar në fshatin e largët por në një apartament në Krujë pranë shkollës për fëmijët që e kishin braktisur vitin e kaluar. Elvis Naçi u komunikoi familjes se banesa u bë e mundur me fondin e tërmetit të 26 nëntorit.
“Në u mërzitëm shumë që ju nuk shkuat ë shkollë vitin e kaluar, tani e keni shkollën pranë , ju keni miq të mirë që quhen shqiptarë. Ju jetonit në atë banesë të dëmtuar nga tërmeti. Kjo familje nuk ka patur nevojë për thirrje specifike pasi hyn tek familjet e dëmtuara nga tërmeti. Thirrjet e kemi bërë që në atë kohë me zemër të hapur ne nxjerrin fondin e parë, ku ka më bukur sesa ta fillonim me këtë familje. Me shpresë duam të nisim punën edhe në Thumanë që presin të bëhen me shtëpi të reja”,-u tha Elvisi.
Momenti kur familja Shehu pa nga afër apartamentin e ri ishte emocionuese ndiqni klipi për të parë se çfarë ndodhi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb