Analisti Eduard Zaloshnja tha në emisionin “Real Story”, në News24, se nga data 15 prill në Shqipëri nuk do të ketë asnjë rast të ri me koronavirus.

Sipas Zaloshnjes, ditët e fundit ka rënie të numrit të të shtruarve në spital me COVID-19, dhe kjo edhe për faktin se kemi më shumë pacientë që dalin nga spitali të shëruar.

“Ditët e fundit kemi rënie të atyre që kurohen në spital, dhe kjo vjen nga fakti se kemi më shumë pacientë që dalin nga spitali. E rëndësishme është se spitalet nuk do të mbushen plot, se ato po boshatisen. Mesazhi që marrim ne është se nuk ka shumë raste me koronavirus.

Diku nga data 15 prill mund të kemi ditën e parë që s’do kemi asnjë rast të ri të infektuar. Pas kësaj, qeveria duhet të fillojë të zbusë nga pak masat, të lejojë ato aktivitete që nuk kërkojnë grumbullimin masiv të qytetarëve. Shkolla mund të jetë aktiviteti i fundit që duhet të hapet. Mund të rifillojë kampionati i futbollit, pa tifozë. Mund të happen berberët, se s’po qethemi dot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb