Zambia ka kthyer në prona shtetërore tre shkolla në një kampus në kryeqytetin Lusaka, që i përkisnin organizatës terroriste FETO, grupit që qëndron pas grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Ministria e Burimeve Natyrore e vendit njoftoi se tre shkollat e lidhura me FETO-n në Lusaka, të quajtura ‘Ve Horizon’, janë kthyer në prona shtetërore.

“Kampusi, përfshirë kopshtet dhe shkollat fillore e të mesme, do të jenë në pronësi të qeverisë”, njoftoi ministria.

Shkollat që i përkisnin FETO-s në Zambia u hapën në vitin 2011.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 215 persona dhe rreth 2.200 të plagosur.

Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shteit përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb