GREQI

Mediat greke kanë siguruar foton e kutisë ”Monopoly” e cila ishte dhe zanafilla e tregimit të gjatë të piltotit grek, Babis Anagnostopoulos që një vrasje të kryer nga ai vetë e stisi si një grabitje.

Ai pretendonte në fillim se kishte fshehur 15 mijë euro në shtëpi, në një kuti ”Monopoly” e cila në fakt është video-game.

Sipas Babis, grabitësit hynë në shtëpi dhe kërkonin lekët që ai më pas ua dha. Ndërkohë garbitësit nuk u mjaftuan me kaq dhe kërkuan më shumë duke mbytur gruan e tij.

  • foto galeri

Në fakt, këto skena ishin vetëm pjesë e imagjinatës së tij pasi edhe kutia ”Monopoly” doli jashtë loje kur u kuptua se vrasja ishte një konflikt familjar mes burrit dhe gruas.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb