Havier Zaneti i jep një mesazh të qartë Barcelonës, që prej kohësh e ka vënë Lautaro Martinezin në listën e dëshirave të merkaros. “Një djalosh shumë inteligjent, që po e shfrytëzon në maksimum mundësinë për të luajtur në një kampionati si Serie A. Ta shohësh duke mbrojtur ngjyrat e Interit është një krenari dhe më bën të lumtur sepse besoj që do ta kemi këtu ende për shumë kohë”, tha ai për “Antena 3”.

Zëvendës presidenti zikaltër më pas foli për projektin e klubit. “Objektivi është të kthehemi protagonistë, në linjë me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë, persona me vlera njerëzore të rëndësishme. Konte? Trajner me aftësi të mëdha, e njeh mirë futbollin italian dhe përshtatet mirë në atë që ne imagjinojmë për të ardhmen. Ka stilin e duhur për të qenë kompetitivë në një kampionat si ai italian”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb