Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka analizuar sezonin e zikaltërve në një intervistë për Madero Sports.

“Benfica është një rival i vështirë, ata duhet të respektohen. Por ne kemi armët e nevojshme për të luajtur dy ndeshje të mira. Liga e Kampionëve është një garë detajesh, por kam besim se Interi mund të përgatitet mirë për ndeshjet.

Mungesa e Otamendit?

Mungesa e tij në ndeshjen e parë do të jetë një avantazh i madh për ne”.

Sezoni i Interit- Ishte një vit i komplikuar para së gjithash sepse Napoli po bën një kampionat të jashtëzakonshëm dhe bën shumë pak gabime. Dhe të tjerët kanë pak vazhdimësi. Por ne fituam Superkupën, jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: