Interi do të masë forcat me Manchester Cityn në finalen e UEFA Champions League. Legjenda e zikaltërve, Javier Zanetti ka folur për Sport Mediaset, në lidhje me ndeshjen që do luhet me 10 qershor në Stamboll.

“Ndjej emocion të madh, nëse shohim rrugën, mund të them se djemtë ia dolën me meritë të shkojnë në këtë finale. Tani duhet sforco e fundit dhe ëndrra bëhet realitet. Një finale e Ligës së Kampionëve nuk vjen çdo ditë. Ekziston kjo mundësi e madhe dhe shpresojmë të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb