Javier Zanetti, aktualisht zëvendës presidenti i Interit, i intervistuar nga “Globo”, ka kujtuar raportin e tij me dyshen braziliane, Ronaldo dhe Adrianon. Legjenda e Interit, është shprehur i lumtur që ka ndarë fushën me ata, duke thënë se Ronaldo te ishte lojtari më i mirë brazilian me të cilin ka luajtur.

“Ronaldo ishte i mrekullueshëm. Mbërriti te Interi në momentin e tij më të mirë, ishte më i miri në botë, bënte gjëra të pabesueshme. E them me bindje, ka qenë braziliani më i mirë me të cilin kam luajtur”, ka thënë Zanetti për Fenomenin. “Është një mëkat që Adriano e ka mbyllur karrierën e tij aq shpejt, por te Interi mund të them se ka kaluar vite fantastike”.

“Ka pasur probleme të cilat e kanë ndaluar procesin e tij të rritjes, por kam shumë kujtime të bukura me të te Interi. Jo vetëm me atë, por me të gjithë shokët brazilian ka qenë bukur të ndash fushën”, ka shtuar zëvendës-presidenti i Interit për fund.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: