Nga e shkuara, tek e tashmja dhe me sytë drejtuar nga e ardhmja. Javier Zanetti “zbret në fushë”, duke folur për gjithçka që lidhet me Interin. Në një intervistë në Instagram me ESPN, legjenda zikaltër vendos pikat mbi “I” sa i përket dy temave më të nxehta të merkatos.

5a5402837b630a05d24a63039a5fd5f8 1200x675
5a5402837b630a05d24a63039a5fd5f8 1200×675

“Në këtë moment i rëndësishëm është vetëm shëndeti. Nuk jemi duke folur për merkato. Nuk e di nëse Icardi do të kthehet. Besoj që jo, por do të kemi kohë për ta menduar”, ka thënë argjentinasi.

Image Search 1585595065628
Image Search 1585595065628

Zanetti duket i sigurt kur flet për të ardhmen e Lautaro Martinez, për të cilin ka një interesim të fortë nga ana e Barcelonës. “E shoh të lumtur tek Inter dhe po idntifikohet me klubin. Ne besuam shumë tek ai. Unë e shoh të ardhmen e tij me Inter”, është shprehur Zanetti, që ka kujtuar me nostalgji vitet e triumfit me ngjyrat zikaltër, duke i thurur elozhe trajnerit Jose Mourinho.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb